Starova: Meta qan edhe Juve-Inter kur i bie drejt, Xhajës kushedi si iu dukën ato 20 mijë vetë

Sulejman Starova, ish-trajner te Partizani e Tirana, ka shpjeguar derbin dhe sipas tij gjithë polemikat kanë lindur për shkak të gjyqtarit. Në “Pressing” ai argumentoi se sipas tij gjyqtari duhej të ishte tjetër.

“Ka nja 5 vite që derbi nuk është kontestuar asnjëherë. Por tani është kontestuar dhe duhet vlerësuar se pse është kontestuar. Partizani vinte i ngarkuar nga java që kaloi se nuk do kishte kaq diferencë para sfidës, meqë i hoqën fitoren duke i anuluar një gol. Janë edhe disa episode, sigurisht që vlejnë për t’u diskutuar se një nga arsyet kanë qenë gjyqtarët.

Kridens Meta po t-i japësh Juve-Inter e qan, kur i bie drejt. Juxhini kishte 4-5 javë pa u aktivizuar, është fytyrë fëminore, por i mungon eksperienca. Ata 20 mijë vetë kushedi si i duken, ka arsye sipas meje, nuk ka eksperiencën e duhur për derbin, një nga arsyet se pse ndodhi kjo”, tha Starova.


Shtuar 2.03.2020 21:58