Ministria e Shëndetësisë njofton se ministrit i Shëndetësisë Venko Filipçe ka rezultuar negativ edhe në testin e dytë për Covid-19.
“Sot kam marrë rezultatin e testit tim të dytë për Covid-19, i cili, ashtu si i pari, është negativ. Këtu praktikisht përfundon izolimin im 14-ditor, të cilin e kam bëra me iniciativën time, edhe pse epidemiologët nuk më konsideruan si person të rrezikuar Dy javët e fundit, të gjithë punën time e kam relizuar nga izolimi, duke mbajtur takime të rregullta përmes internetit me Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse, mjekë në institucionet e kujdesit shëndetësor, kolegë qeveritarë dhe mediumet.
Gjithçka ka funksionuar në mënyrë të përsosur. Që nga sot, do të vazhdoj me mënyrën e zakonshme të punës në Ministrinë e Shëndetësisë. Vazhdoj të menaxhoj të gjitha aktivitetet e Ministrisë dhe situatën me koronavirusin në vend. Falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre”, tha ministri Filipçe.