Stresi nga COVID-19, drejtoresha e urgjencës në Manhattan vetëvritet

Drejtoresha e departamentit të urgjencës në një spital të Manhattanit ka kryer vetëvrasje.

Lajmin e konfirmoi babai i saj, mjeku Philip Breen për Neë York Times duke thënë: “Ajo u përpoq të bënte punën e saj dhe kjo e vrau”.

Mjekja Lorna Breen po punonte në spitalin Allen për të trajtuar pacientët me koroavirus. Ajo ishte 49 vjeçe dhe i dha fund jetës të dielën në Charlottesville.

Philip Breen tha se vajza e tij u sëmur me virus kur ishte në punë por u kthye në detyrë rreth një javë e gjysmë pasi u shërua. Por spitai vendosi ta kthente sërish në shtëpi dhe familja e çoi në Virginia.

Sipas babait, mjekja nuk kishte probleme me shëndetin mendor. Në bisedën e fundit që patën, i tha se sa e vështirë ishte që të shihte pacientë që ndërronin jetë, përfshirë disa që merreshin me ambulancë.


Shtuar 28.04.2020 07:05