Presidenti amerikan Donald Trump ka tha se nuk e ka menduar asnjëherë të ndryshojë datën e zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht së ish nën presidenti Joe Biden sugjeroi se ai mund t’i vononte.
”Nuk e kam menduar asnjëherë shtyerjen e zgjedhjeve presidenciale.
3 nëntor, numër i mirë”, u tha Trump gazetarëve në një konferencë kur u pyet nëse e ka konsideruar një veprim të tillë.
Presidenti amerikan deklaroi se Joe Biden nuk ka thënë se ai do të përpiqet që të vonojë kryerjen e zgjedhjeve, pavarësisht se Biden i tha këto fjalë saktësisht javën e kaluar.
”Mbajini mend fjalët e mia. Mendoj se se ai do të përpiqet t’i vonojëzgjedhjet disi, të dalë me një arsyetim pse nuk mund të mbahen,” tha Biden.
Trump nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme datën e zgjedhjeve në nëntor, pasi është vendosur në ligj me statut federal dhe Kongresi do të duhet të aprovojë një veprim të tillë.