Martinez vendos për Barcelonën pas telefonatës së Messit

Mediat në Spanja raportojnë se Lautaro Martinez ka vendosur që ti bashkohet Barcelonës. E përdtishmja spanjolle “AS”, shkruan se për këtë vendi të sulmuesit të Interit ka ndikuar edhe një telefonatë me Lionel Messin.

Sipas “AS”-it, Messi e Lautaro e vlerësojnë shumë njëri-tjetrin, diçka që ka lindur spontanisht, aq sa nuk e kanë ndërprerë në asnjë moment komunikimin, që kur rrugët e tyre u kryqëzuan në përfaqësuesen e Argjentinës në vitin 2018.

Veç të tjerash, disa ish-shokë skuadre të Lautaros të skuadra e të rinjve të Rasing kanë treguar se në vitin 2014, Martinez kishte thënë se një ditë do të luante krah Lionel Mesit.


Shtuar 27.04.2020 15:48