Qytetari zë ngushtë Ramën: Ku qethesh ti, se berberët nuk punojnë apo jo?

Pavarësisht se u bënë muaj që berberët nuk punojnë, kryeministri Edi Rama i cili është ditë për ditë në media, duket i kuruar cdo detaj.

Kjo gjë ka rënë në sy të qytetarëve të cilët kanë muaj pa u qethur tek berberi i cili është mbyllur si masë e qeverisë kundër COVID-19.

Qytetari: Berberët kur do të hapen, ti ku qethesh?

Rama: Sa shumë më pyesin për këtë. Nuk po ju them si e ku qethem, se do filloni të bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli.

Kryeministri shtoi se dentistët, lokalet, qendrat estetike, parukeritë, apo berberët nuk do të hapen edhe për disa javë. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2020 14:41