Lajm i mirë për Kosovën: Shkon në 159 numi i të shëruarëve nga pandemia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 21 person.

Me rastet e fundit, numri i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 159.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Po ashtu sit janë konfirmuar edhe 39 raste pozitive me koronavirus, duke çuar kështu në 669 numrin e personave të infektuar.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.


Shtuar 23.04.2020 21:09