Deputeti Myslim Murrizi ka patur një reagim të fortë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, dekretuar dje nga presidenti Meta, që ai e ka cilësuar si gardiani i Kushtetutës.
“Dëgjova zonjën Spiropali, nuk e di për zgjatjen e afatit a jeni konsultuar me kapon se ai tha 30 ditë do jetë darkod, e mos i vjen SMS nga llozha Taulantit shkarkohet ulsia dhe vjen data tjetër, prandaj, flisni para e të mbushni kutitë,flisni me dashurinë e Lalzit dhe alencës së ngjalave .
“Do ta padis atë paçavure Kodi Penal në Kushtetuese”, deputeti Murrizi: U shkelën tre nene të Rregullores
Nderkohe qe deputetët e opozitës në parlament kanë ngritur shqetësimin se atyre nuk iu jepet kohë e mjaftueshme për të folur në parlament, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar se do ta padise ne Kushtetuese, Kodin Penal, spas tij, miratuar ne shkelje te rregullores. murrizi
Myslim Murrizi: Më datë 16 është miratuar një ligj në kundërshtim me rregullat.
Nuk kemi njoftim për amendament shtesë. Neni 76 i Rregullores, pika 1 thotë qartë se amandamentet nuk mund të kalohen kështu.
Janë shkelur tre nene të Rregullores. Të marrin në shqyrtim shkeljen e tre neneve të Rregullores dhe të mblidhet sekretariati me urgjence per tre nenet e rregullores, që janë shkelur, e për këtë të shpallet i pavlefshem. Unë si deputet do ta padis atë pacavure kodi penal në gjykatë kushtetuese, keni shkelur rregulloren.