Kruja është kthyer në një vatër të nxehtë si pasojë e përhapjes në masë të COVID-19.
Konfirmohen shtatë raste të reja me kononavirus mbrëmjen e kësaj të mërkure në Krujë, duke e çuar në 65, numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Burimet bëjnë me dije se 6 nga rastet e fundit me koronavirus në Krujë jane punonjëse në një fasoneri.
Ndërsa një rast i tetë, e ka marre infeksionin nga familjari që ndodhet i shtruar tek spitali Infektiv në Tiranë.
Në raportimin e ditë së sotme, ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus në këtë qytet, ku të gjithë të infektuarit e kanë marrë virusin nga vatra kryesore e infeksionit në vend që është fasoneria e prodhimit të këpucëve,shkruan Abcneës.
Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 634 raste pozitive dhe 27 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.