Jonida Vokshi kthehet pas me këto kujtime të vyera nga dasma e saj që si keni parë (FOTO LAJM)

Karantina duket se e ka bërë jo pak nostalgjike moderatoren e njohur e cila është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë, Jonida Vokshi.

Ajo ka ndarë disa foto nga dita e ceremonisë së martesës, duke kujtuar momentet më speciale të saj ku shfaqet duke kërcyer mes rrethit të miqve.

Të lidhura

None found

“Kthim pas, dasma”, ka shkruar Jonida krah fotove bardhezi me fustanin e saj të nusërisë.
Kujtojmë se Vokshi pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një postimi në rrjetet sociale tregoi se këtë vit zoti i ka dhënë dhuratën më të bukur pasi mezi po pret ta mbajë në krahë të voglën e saj.


Shtuar 20.04.2020 06:26