Dje, Forcat Zjarrfikëse të Tiranës janë organizuar duke bërë një surprizë sa të bukur aq edhe emocionale për mjekët e Spitalit të Infektivit.
Duke i shkëputur për pak minuta nga korridoret e spitalit, mjekët janë përballur në oborr me surprizën organizuar enkas për ta. Forcat Zjarrfikëse, me pankarta në duar kanë dhënë disa mesazhe për stafin mjekësor.
“Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.
Ky gjest i veçantë ka bërë që disa prej mjekëve të preken e të përloten. Shumë prej tyre janë familjar dhe kanë më shumë se një muaj që nuk janë takuar me familjen dhe fëmijët e tyre.
Sigurisht që e gjithë kjo situatë nuk është e vështirë për stafin mjekësor të cilët janë çdo ditë në vijë të parë të luftës me koronavirusin.