Dorëzohen 2 mijë teste në IKShP

Sot para dite ashtu siç ishte planifikuar, janë dorëzuar në Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 2 mije teste, të cilat do të përdoren për të testuar numrin e të prekurve nga Covid-019 në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai ka thënë se ditëve në vijim do të vijnë edhe teste të tjera, ndërsa shumë shpejtë ministria pritet që me një kontratë të re të shpall fituesin edhe për 10 mijë deri në 13 mijë teste të tjera.

“Po janë dorëzuar sot, 2mijë teste, ashtu edhe siç kam paralajmëruar. Ndërsa në ditët në vijim presim të vijnë edhe më shumë teste. 2mijë e 100 sosh janë dorëzuar më herët, ndërsa edhe dy mijë të tjerë do të vijnë javën tjetër. Shto kësaj që ministria me kontratën e re pritet të na vijnë edhe 10 mijë deri në 13 mijë teste”, tha Hoti për IndeksOnline.

Ai ka theksuar se këto teste janë të prodhuara në ShBA, Gjermani dhe Angli.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar mbrëmë se nga testimi i 209 mostrave të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, kanë rezultuar të infektuar 31 persona.


Shtuar 18.04.2020 11:15