Agjenti i Lautaros sinjale Barcelonës: Kush s’do të donte të luante me Messin te Barcelona

Alberto Yaqué, agjent i Lautaro Martinez, duke folur për mikrofonat e “Planeta 947”, ritheksoi se nuk ka negociata konkrete në lidhje mes Barcelonës dhe klientit të tij.

“Pas komplimenteve të Messit për Lautaro kam marrë një mijë mesazhe, por klienti im është mirë në Milano, tek Interi. Ai thjesht dëshiron të luajë dhe të shënojë sa më shumë gola”.

Yaqué pranon se atij i janë afruar ndërmjetës, por nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me klube të tjera: “Nëse Lautaro ëndërron të luajë me Messin? Kush nuk do ta pëlqente këtë gjë. Kur më tregoi për ndeshjet e ekipit kombëtar, Martinez tha se ishte një ëndërr për të, aq i ri, duke luajtur me Argjentinën dhe Messin. Megjithatë, nuk ka shtuar më tepër, sepse është një djalë shumë i rezervuar. Nëse do ta pyetnim se ku do dëshironte të luante, ai nuk do të përgjigjej”.


Shtuar 11.04.2020 21:18