Rama sqaron pronarët që nuk do të marrin qeratë: Do të paguheni nga shteti

“Partia e Sudes e ka shumë kollaj, sjell një faturë që do kishte tronditur edhe Francën në raport me prodhimin e përgjithshëm kombëtar.”

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të PD duke e konsideruar si partia e Sudës.

“Si recetat magjike të Sudes. Shqiptari e ndan bukën, e për bukë nuk ka vdekur” tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri ka lajmëruar se personat që me qiratë e pronës së tyre mbajnë frymën, do të marrin subvencion për dy muajt që nuk do e marrin pagesën.

“Disa nga sqarimet që besoj janë të nevojshme duke ndjekur reagimet e pyetjet tuaja në orët e fundit.

Qiratë. Debati publik që mori formën e një sulmi në vazhdën e sulmeve të atyre që edhe në mes të luftës nuk po ndryshojnë dot pllakën e gramafonit të këngës së shëmtuar të paraluftës, kishte në thelb lemerisjen që si mundet shteti të ndërhyjë në një marrëdhënie private.

Në kohë normale do ishte skandal, por jemi në kohë lufte e ne jemi në detyrimin të mbrojmë këdo që janë më në hall.

Individët që jetojnë me qiranë e një mjedisi që e kanë në pronësi e s’kanë të ardhura të tjera, absolutisht që do jemi ne që do i mbështesim për këtë periudhë.

Si? Me një subvencion, ashtu sikurse edhe për bizneset e vogla që s’do e paguajnë qiranë deri në këtë limit të vendosur që edhe mund të shtyhet, por që kur të përballen me qiradhënësin, të mos jenë vetëm. Jo masën e qirasë por një pjesë të saj, subvencion“, tha Rama.


Shtuar 3.04.2020 16:05