ZYRTARE/ Pas Europianit dhe finaleve të Champions e Europa League, shtyhet edhe Kupa Amerikës

Kupa e Amerikës është turneu i fundit që do të shtyhet, me turneun e Amerikës së Jugut që shtyhet deri në vitin 2021.

U zbulua më herët të martën se Euro 2020 është shtyrë për një vit pasi autoritetet kërkojnë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.

Këtë verë edhe Kupa e Amerikës ishte planifikuar të zhvillohej midis qershorit dhe korrikut.

Por tani ky kompeticion është shtyrë për një vit.

Kjo pasi do t’i jepet mundësi kampionateve të zhvillojnë ndeshjet e mbetura në normalitet.


Shtuar 17.03.2020 14:14