Fero sapo i bëri publikisht “Diss” Ledrit? (FOTO LAJM)

Reperi Fero ka postuar një foto në Instagram e ku duket se ka bërë një dis për reperin Ledri Vula.

Fero para do dite kishte postuar një fotografi brenda një studio e ku duket se ai është në përgatitje për të realizuar një këngë të re.

Madje këtë ai e ka paralajmëruar edhe në statusin e fundit ku ka bërë me thurje #ktoditë.

Megjithatë reperi duket se ka pasur një porosi për Ledri Vulën dhe këngën që ai pritet ta promovojë nesër.

“Po, jo 100, 1 e keni, s’ka dyshim”, ka shkruar ai duke aluduar në këngën e Ledrit “100” të cilën ai e paralajmëroi të martën se do ta lanson për të gjithë fansat e tij.

Kënga “100” e Ledrit është në bashkëpunim me Singullarin dhe Lyrical Son.

E si duket Fero ka vendosur ta votoj me notë të dobët këtë këngë, pavarësisht se ende se ka dëgjuar atë.


Shtuar 1.04.2020 21:53