Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka ka dhënë një mesazh për shpërthimin e pandemisë koronavirus.
Ylli i Basel përmes një postimi në Instagram ka shkruajtuar: “Jemi një të gjithë”, duke i bashkangjitur një foto ku janë flamujt e të gjithë shteteve të botës.
Por Xhaka duket se nuk i ka dhënë shumë rëndësi fotos.
Ai ka vendosur foton ku mungon flamuri i shtetit të Kosovës.
Postimi është bërë një orë më parë dhe deri tani mesfushori luftarak ende nuk ka reflektuar.