Rriten shifrat, në 24 orët e fundit 26 shtetas të infektuar me COVID-19 në vend

26 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1076.

76 përqind e të infektuarve ose 823 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar të gjithë në Tiranë.

13 prej të prekurve janë në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, të infektuar nga një infermiere, e konstatuar pozitive dy ditë më parë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1076 të infektuar,

– 33 viktima;

– 823 të shëruar,

– 220 të infektuar aktivë;

Në spitalin e Infektivit aktualisht po marrin shërbim 24 pacientë, ku 3 janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 maj është:

– Tiranë, 101 pacientë aktivë,

– Durrës, 51 pacientë aktiv,

– Krujë, 23 pacientë aktivë,

– Shkodër, 12 pacientë aktivë,

– Berat, 6 pacientë aktivë,

– Kamëz, 9 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv.


Shtuar 28.05.2020 09:04