Teka numri i infeksioneve në vend ka shkuar në 1029, ministria shton se ka sërish shtrime të reja në spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë dhe në total rreth 78% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
