Pritej që pasoja më e rëndë nga izolimi për shkak të COVID-19 do të ishin problemet psikologjike tek qytetarët.
Në një studim të bërë nga Psikologët shqiptarë online, publikuar nga Urdhri i Psikologut, rezulton se në të gjithë territorin shqiptar, më të strèsuarit dhe më të shqetësuarit që u ndikuan nga pandemia janë lezhjanët, më pas durrsakët dhe tiranasit.
Të lidhura
None found
Këto të dhëna dalin në telefonatat online pa pagesë, në adresë të shërbimit “Psikologët shqiptarë online, shërbim pa pagesë”.
70% e telefonuesve kanë qenë femra ndërsa 30% meshkuj. Kërkesat më të shumta për këshillim kanë ardhur nga grupmoshat 30-35 vjeç. Më poshtë gjeni studimin e plotë të publikuar nga Urdhri i psikologut në Republikën e Shqipërisë.
