Para disa ditësh u bë e ditur se kompozitori shumë i pëlqyer nga publiku, Kledi Bahiti, është në një lidhje dashurie. Partnerja e tij është prezantuesja e sportit në RTSH, Pejana Elezi.
Bahiti e ka ruajtur gjithmonë shumë hermetike jetën e tij private, por duket se gjërat janë të një niveli shumë të avancuar dhe serioz. Burime nga “Prive” kanë zbuluar se Pejana është në pritje të ëmbël dhe dyshja do të bëhen prindër për herë të parë.
Ende nuk dihen të tjera detaje rreth shtatzënisë, por mbetet të presim që çifti të konfirmoje. Kledi ka publikuar së fundmi në Instastory një foto pranë partneres.
