“Djali im nuk është terrorist”, shkrimtari poston foton e të birit të shtrirë përtokë nga policia

Një tjetër fëmijë i një shkrimtari ka qenë i pranishëm sot në protestën për Teatrin.

Blendi Shahu, i biri i shkrimtarit Rexhep Shahu, ishte mes protestuesve tek Teatri Kombëtar ditën e sotme që u shoqëruan nga policia.

Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar foton e të birit ët shtrirë në tokë nga dy policisë, shkrimtari i drejtohet kryeministrit Rama, ndërsa thotë se djali i tij nuk është terrorist, por student në Akademinë e Arteve.

“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”, shkruan në facebook sjkrimtari.


Shtuar 17.05.2020 18:46