Hajdari ngre tonet kundër Spiropalit: Kërko falje, ofendove artistët!

Rudina Hajdari i është kthyer ashpër ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë seancës plenare këtë të enjte.

Kjo e fundit u shpreh:

“Sa i përket çështjes së teatrit. Zonja Hajdari ja ku bashkoheni ju me ata që bashkoheni aty. Ata nuk janë as politikanë as korifej të artit. Ata janë ca politikanë teatralë që gjithë jetën janë tallur, jo vetëm me vendin, por edhe me veten dbhe vendimet që kanë dhënë.

Të jeni të bindur që Teatri Kombëtar i Shqipërisë do të ngrihet aty.Më i mirë, më i bukur dhe më dinjitoz se kurrë. Nuk kemi patur teatër moj zonjë. Kanë qenë ca tru shplarë aty që e mbajnë veten për korifej, jo artistët ata që i përdorin. 98% e artistëve që i kanë dhënë shpirt asaj skene do të vazhdojnë të jetojnë aty përmes artit në një skenë dinjitoze.”

Hajdari i ka kërkuar Spiropalit që të kërkojë falje për mënyrën se si foli në Parlament për artistët.

“Unë nuk e dija që ju ishit edhe arkitekte, por duhet t’ju vijë turp që ofendoni artistët në këtë mënyrë. Duhet të kërkoni falje në këtë parlament”-i tha Hajdari. /albeu.com


Shtuar 14.05.2020 10:29