Nevina Shtylla konfirmon se është beqare dhe tregon si e do partnerin (FOTO LAJM)

Moderatorja simpatike Nevina Shtylla, pak ditë pasi dha lajmin se i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin jurist, Arbër Myftari, zbulon kërkesat që ajo ka tek mashkulli që do të jetë partner i saj.

Nevina Shtylla teksa i ka kthyer përgjigje interesit të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, e pyetur nëse do zgjidhte një partner edhe po të mos ishte mirë nga ana ekonomike, tha se për të është e rëndësishme që partneri të jetë ambicioz.

“Do zgjidhja një partner ambicioz. Do isha e bindur që do mund të kalonim çdo vështirësi.

Po nuk pati synime për veten e vet, as pres të ketë për mua apo për marrëdhënien dhe të ardhmen tonë”, është përgjigjur moderatorja.

Pak ditë më parë, moderatorja Nevina Shtylla është shprehur se karantina nuk e ka gjetur çift.

“Nuk jam çift fare”, tha ajo në emisionin “E diell”, ku moderon edhe vetë, ndërsa u pyet nëse izolimi e kapi të bashkuar apo të ndarë.


Shtuar 6.05.2020 16:04