Bojan Krkic: Klubi po tradhton planin që e bëri këtë skuadër të madhe

Bojan Krkic ka vënë në pikëpyetje politikat e skuadrës së Barcelonës.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Bojan, ka thënë se skuadra e Barcelonës po tradhton planin që dikur e bëri madhështore këtë skuadër.

Sipas lojtarit me pasaport spanjolle, klubi nga ‘Camp Nou’ ka humbur besimin në akademinë e La Masia, duke iu referuar kështu transferimeve të fundit.

Krkic ka vënë në pikëpyetje veçanërisht transferimin e Martin Braithwaite, i cili erdhi së fundmi te Barca për 17 milionë euro.

“Barca ka një plan. Ose ata kishin një. Dhe unë iu bëj thirrje atyre që të kthehen te plani i vjetër”, ka thënë Bojan për ‘Sport’, transmeton lajmi.net.

“Real Madrid gjithmonë karakterizohej si klub që shet mirë, derisa në ‘Camp Nou’ ata u jepnin hapësira lojtarëve të akademisë, që na bënte neve të mëdhenj – pra ishte La Masia”, ka shtuar Krkic.

“Pa këtë plan, ne kurrë nuk do të shijonim Messi, Xavi apo Iniesta. Këta tre lojtarë janë histori e futbollit. Por, unë nuk them të mos ketë transferime fare. Nënshkrime si Trincao janë strategjike, përtej çmimit, por duhet pasur një plan se çfarë të bëhet me të”.

“Nënshkrimi me Braithwaite kur Suarez u lënduar, siç ishte rasti me nënshkrimin e Maxi Lopez në kohën e Samuel Eto’o, është të improvizosh. Është tradhti për planin që na bëri të mëdhenjë. Është urgjente që të kthehemi dhe të besojmë në akademinë”, ka thënë ndër të tjerash Bojan Krkic.

Megjithatë, Barca duket se nuk do të ndjek këshillat e Krkic as këtë merkato, pasi emra si Lautaro Martinez e Neymar vazhdojnë të jenë në listën e dëshirave.


Shtuar 3.05.2020 21:34