Infektohet me koronavirus Vangjush Dako së bashku me bashkëshorten

Bashkëshortja eish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.

Mësohet se gruaja punonte në Drejtorinë e Shëndetit Publik, institucion i cili është mbyllur tashmë nga ISHSH dhe po kryhen të gjitha dizinfektimet.

Dje i është marrë tamponi dhe vetë Dakos, i cili po ashtu ka rezultuar pozitiv me Covid. Të gjithë anëtarët e familjes janë karantinuar në banesë, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik për kontaktet që ata kanë pasur gjatë gjithë këtyre ditëve.

Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit u zbuluan 69 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që 3 persona humbën jetën.


Shtuar 30.06.2020 10:55