Planifikoni të punoni në Gjermani? Çfarë pritet të ndodhë në vazhdim

Gjermania do t’i vendosë kufizime fuqisë punëtore nga Ballkani, pasi numri i të papunëve në këtë vend ka shënuar rritje si pasojë e pandemisë COVID-19.

Zëdhënësi i koalicionit CDU/CSU për Politika të Brendshme në Bundestag, Mathias Middelberg, ka thënë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, se ky shtet ka shënuar rënie të madhe ekonomike dhe se tani janë 600 mijë të papunë më shumë sesa para një viti.

Në këto kushte koalicioni qeveritar i Angela Merkel planifikon që emigracioni masiv i punëtorëve të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor të jetë i kufizuar në vetëm 15 000 persona.


Shtuar 28.06.2020 18:05