Nuk dimë më se ç’të mendojmë, rreth lidhjes së Keisit dhe Stresit: janë bashkë apo jo!
Në fotot e fundit të publikuara në Instagram, Keisi shfaqet në ceremoninë e diplomimit dhe në gishtin e unazës mban një unazë fejese.
Nuk e dimë nëse kjo mund të përkthehet si një mundësi e re për reperin, për t’i rregulluar gjërat mes tyre, apo Keisi thjesht nuk e ka hequr unazën nga gishti.
Bukuroshja shfaqet mjaft tërheqëse e veshur me një fustan të ngushtë pas trupit që i tregon linjat elegante pas karantine.
