Makina del nga rruga, dy aksidente brenda pak minutash në vendin tonë

Dy paksidente automobilistike kanë ndodhur brenda pak minutash, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Njëri prej tyre ka ndodhur në rrugën e Kombit, ndërsa tjetri në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.

Në ngjarjen e Elbasanit është përfshirë një mjet tip “Golf” me një mikrobuz ndërsa në rrugën e Kombit, në dalje të qytetit të Rubikut, një autoveture me targa të Kososvës që vinte nga Kosova është përpl ásur duke dalë nga rruga.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidenteve.


Shtuar 28.06.2020 15:05