Deklarata e fortë: Në Kosovë ditët e fundit janë vrarë shumë njerëz, ish-luftëtari i UÇK-së u dogj në makinë

Enver Robelli, publicist nga Kosova ,ka bërë një deklaratë shumë të guximshme mbrëmjen e sotme, teksa fliste lidhur me aktakuzën e bërë nga prokuroria speciale ndaj presidnetit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, për krime kundër njerëzimit.

Robelli tha për “Open” në gjatë ditëve të fundit në Kosovë janë vrarë shumë njerëz dhe arsyet nuk dihen sipas tij.

Robelli shtoi se në fund të dhjetorit në Prishtinë është vrarë një person, për të cilin më vonë familja ka thënë se kishte marrë ftesë për të dëshmuar në Hagë.

“Në ditët e fundit në Kosovë janë vrarë njerëz. Arsyet nuk dihen. Pas tre ditësh ngjarja harrohet. Në fund të dhjetorit është vrarë një person afër Prishtinës, familja ka thënë se ishte thirrur nga Gjyakata e Hagës për të dëshmuar. Një ish-luftëttar i UÇK-së është gjetur i djegur brenda makinës në rajonin e Pejës. Policia hesht për këtë”, tha publicisti Enver Robelli.


Shtuar 25.06.2020 20:50