Zidane trajner i Francës?

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i destinuar të pasojë Didier Deschamps si trajner në Francë.

Zidane ka fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve radhazi me Real Madridin dhe e ka katapultuar emrin e tij si trajner i madh.

Emri i tij është përfolur shumë si trajner i mundshëm i Manchester Unitedit dhe Juventusit të ardhmen, ndërsa tani po lidhet edhe me kombëtaren e Francës.

Kështu thotë eksperti francez i futbollit, Federic Hermel.

“Zidane në krye të Francës?. Kjo do të ndodhë. Ai do të jetë trajner”, ka thënë fillimisht Hermen për AS.

“Ekziston një arsye e thjeshtë për këtë, nëse dëshiron, ai mund të mbetet 25 vjet si trajner”.

“Është e qartë se ai do të bëhet trajner i Francës”, përfundoi Hermel.


Shtuar 24.06.2020 16:15