Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në Spitalin Infektiv.
Mësohet se ka humbur jetën një burrw i moshuar i moshws 90-vjeçare.
“Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension…”- njofton ministria.
Rikujtojmë se sot ka ndërruar jetë edhe një 34 vjeçare nga Elbasani.
“Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë”, tha ministria.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë pacienti 90-vjeçar, vuante nga disa sëmundje
Një pacient 90 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese silikoza, hipertension.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.