Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar policinë e Shtetit se po përhap COVID-19.
Duke postuar denoncimin e një qytetari Berisha shkruan se Policia e Shtetit e ka detyruar qytetarin të kryejë testin e alkolit pa u interesuar fare nëse kishte temperaturë apo simptoma të tjera të COVID-19.
“Më në fund e bëmë alkooltestin dhe doli 0. Dua të di a është në rregull me ligjin policia në këtë kohë me virusin, pa na parë a kishim temperaturë.
Ju lutem me ktheni përgjigje kam edhe video nga ngjarja në dispozicion”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë:
Sjellje banditesh!
Narkopolicia perhap Covid19
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema sot ne qytetin e Korces policia na ndaloi ne oren 21.30 na pyet nga vini nga Greqia se makina eshte me targa Greke ju pergjigjem jo.
Na pyetem a kemi pire alkol ,ju pergjigjem jo nuk pime alkol ne jeten tone ,dhe na thane te na bejne alkotest ,ju pergjigjem se ne kete kohe me virusin nuk do deshironim te benim alkotest se kishim frike ,po te deshironin kerkuan te na benin analiza ne spital ku do dukeshe rezultatl..
Nuk pranonin dhe na detyruan te benim alkotest ,ku ate tubin e alkotesti e zinim me duar vertet me dorashka po qe nuk e di sa kohe i kishin ne duar.
Me ne fund e beme alkotestin dhe doli 0 .Dua te di a eshte ne rregull me ligjin policia ne kete kohe me virusin ,pa na pare a kishim temperture .Ju lutem me ktheni pergjigje kam edhe video nga ngjarja ne dispozicion .Ju faleminderit shume. /albeu.com/
