Histori tragjike: Familja e nxorri jashtë se ngeli shtatzënë, i dashuri e lë për shoqen

Një histori tejet e veçantë na vjen sot nga programi, “Historia ime”, ku një grua e quajtur Meliha, strehoi dhe u kujdes për 13 vite me radhë për një vajzë të re shtatzënë që ishte braktisur nga familja dhe babai i fëmijës që priste.

Ato u takuan krejt rastësisht teksa gruaja ishte duke shitur misra. Ajo vuri re vajzën që ishte në një gjendje të keqe emocionale, pasi i dashuri e kishte lënë për shoqen e saj, edhe pse e dinte që ajo ishte shtatzënë.

Të lidhura

None found

“Ajo ka qenë në Sarandë, familje shumë e mirë, e rregullt, me pozitë. Tani ajo në shkollë e sipër u dashurua me një djalë në universitet. Kjo ishte shumë mirë me mësime, jetonte në Tiranë. Tani edhe ky djali që ajo kishte, ishte i mirë me mësime. Punonin të dy, mësonin të dy, të gjitha procedurat. Kjo zonja e nderuar, u dashurua, erdhën në Tiranë, ajo ishte 2 muaj e gjysmë shtatzënë.

I thotë atij, mirë i thotë ai nuk ka problem, ne duhemi. Nëse ne duhemi fëmija i joni është, nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Kur erdhën në Tiranë, se Tirana të hap sytë shumë. Ai u dashurua me një shoqen e kësaj të shkollës. Ky e la. Ajo e kapi me atë dhe ai i tha, unë dua këtë, nuk të dua ty më. Ajo i tha që si mund të duash atë, kur unë jam shtatzënë me ty. Ai i tha shko gjeje ku të duash atësinë”, tregon gruaja.

Mamaja e saj kishte ndërruar jetë dhe babai kur mori vesh se ajo do sillte në jetë një fëmijë, nuk e pranoi në shtëpi. E gjendur në mes të rrugëve, 20 vjeçarja shkoi në shtëpinë e zonjës, e cila u kujdes 13 vjet për të edhe pasi lindi.

Ajo e merrte fëmijën, i bënte vaksinat, e vizitonte, kujdesej për të si të ishte gjyshe.

Mirela Milori: E more në shtëpi?

Meliha: Po e mora, e mbajta!

Mirela Milori: E kaloi shtatzëninë tek ty?

Meliha: Po, u be 4 muajshe, 5 muajshe, 6 muajshe dhe erdhi dita e lindjes. E çova tek spitali me taksi. Atje i ndenja tek koka. Vjen ajo mua të më japë përgjigjen, po përgjigjen e mora unë, po muhabeti ishte se s’kisha që t’i jepja nga zemra ime një diçka që t’i thosha faleminderit, për atë që më tha.

Mirela Milori: U bë me djalë?

Meliha: Jo u bë me vajzë! Fillova të qaja unë. Shkova unë tek inkubatori. I thashë nëna s’ka për të të lënë ty të biesh në tokë. Edhe i mora.

Mirela Milori: I more prapë në shtëpinë tënde?

Meliha: Po!

Mirela Milori: Sa vjeç është vajza tani?

Meliha: 15 vjeç! 2 vjet kam që jam ndarë me atë, 13 vjet i kam me atë shpirtin tim, me zemrat e mia.

Mirela Milori: I mbajte në shtëpi që nga ajo ditë?

Meliha: Po i mora!

Mirela Milori: Emrin kush ja vuri vajzës?

Meliha: Unë, Letisia! Kush nuk më ka ndihmuar për atë, të gjithë më kanë ndihmuar.

Mirela Milori: Me letra nuk ishte? E ke hedhur tek trungu jot?

Meliha: E kam bërë me thënë të drejtën, e kam bërë nuse vëllai, se nuk më bëheshin procedurat.

Mirela Milori: E ke hedhur në letra si nusen e vëllait tënd?

Meliha: Po! E merrja fëmijën, i bëja vaksinat, e vizitoja, e kontrolloja.

Mirela Milori: Ti u bëre gjyshe?

Meliha: Me pak fjalë gjyshe! /tv klan


Shtuar më 23.06.2020 14:35

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş