Policia e Kukësësit ka arrestuar dy vëllezër, pasi dyshohet se kanë abuzuar me një 20-vjeçare nga Kosova e cila ishte me probleme të shëndetit mendor.
Policia ka arrestuar Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës. Vajza e re ishte raportuar prej disa ditësh e humbur nga familjarët e saj dhe u gjet ditën e djeshme në Kukës.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin e dy shtetasve, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Lojme, Kukës.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie s*ksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.
Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale ose homos*ksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”
