Propozimi për shkarkimin e Osmanit shkakton përplasje brenda LDK-së

Një letër e inicuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa për Këshillin e Përgjithshëm, e ku në të kërkohet shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese të partisë, ka vënë në pah dallimet në LDK.

Disa figura, përfshirë edhe deputetë, tashmë kanë dalë kundër propozimit të kryetarit Mustafa, që Vjosa Osmani të mos jetë më nënkryetare e këtij subjekti.

Deputetët, Fatmir Rexhepi e Haxhi Avdyli tashmë publikisht janë deklaruar se kanë dhënë votën e tyre kundër përjashtimit të Osmanit.

Madje, Avdyli që është deputet i LDK-së nga Prizreni dhe i njohur për raportet e mira me Vjosa Osmanin, ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të kryetarit të partisë Isa Mustafa.

“Ky person me manipulime dhe me ndryshme ka arritur të jetë në krye të LDK-së. Por me rëndësi është se qytetari i Kosovës dhe votuesi është me ne, ne vetëm atyre iu japim llogari”, iu drejtua Avdyli, Mustafës.


Shtuar 20.06.2020 16:17