Kush është “i forti” Gëzim Haroku të cilit ju kap arsenal armësh

Ditën e sotme policia e Ttiranës ka sekuestruar një arsenal armësh brenda në një banesë në zonën e Yzberishtit.

Mësohet se banesa është në pronësi të Gëzim Harokut, i cil dhe është arrestuar.

Dyshimet u ngritën pas ngjarjes së ndodhur në datën 15.06.2020, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, në fshatin Yrshek, ku u qëllua me armë në drejtim të një kompleksi.

Si rezultat i veprimeve intensive u siguruan informacione në rrugë operative se armët e përdorura dhe motomjeti me të cilin ishin larguar autorët ndodheshin në banesën e shtetasit G. H.

Policia bën me dije se bashkautor në këtë ngjarje është edhe shtetasi E. M. i cili është shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. H, janë sekuestruar 15 armë zjarri (1 mitraloz i lehtë, 7 k.allashnikovë, 3 p.istoleta, 2 armë automatike MP7, 1 pushkë me dylbi dhe 1 a.rmë gjahu) , 10 granata dore, 10 detonatorë, 10 kallëpe me tritol dhe fitil zjarrpërcjellës, një sasi fishekësh, një automjet dhe dy motorë sportivë.


Shtuar 19.06.2020 12:50