Një aksident ka ndodhur pak më parë në Tiranë, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Një prej rejtuesve të mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, teksa është transportuar për në spital 20 vjeçari që posedonte mjetin tjetër.
Policia po punon për identifikimin e drejtuesit që u largua si dhe për shkaqet e plota të aksidentit.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.06.2020, rreth orës 16:25, në Bathore një mjet ende i paidentifikuar aksidentoi dhe është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues Xh.K., 20 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
