Deputeti Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka publikuar një video ku sipas tij duken ekzekutuesit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
“Këtu (tregon videon) tregohet shumë qartë ekzekutori i prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, si kete me kapele e gjeni dhe ate me kapele nuk e gjeni dot”- tha ai, duke akuzuar se “po pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje.
Në fjalën e tij, ai kërkoi llogari në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi, Andi Maloku.
Pikërisht për këtë SPAK ka kontaktuar deputetin duke i kërkuar të dorëzojë videon.