FINALE/ Napoli – Juventus, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Partenopei u kualifikuan duke eliminuar Interi, kurse Bianconerët eliminuan Milanin. Fituesi do të vendoset brenda 90 minutave. Në rast se rezultati është i barabartë, atëherë do të ekzekutohen penalltitë, duke shmangur vazhdimet.

Heroi i Napolit në ndeshjen ndaj Interit, David Ospina, nuk mund të luajë për shkak të kartonëve, ashtu që vendin e tij në portë pritet ta zë Alex Meret.

Miralem Pjanic dhe Douglas Costa janë dyshimet e Maurizio Sarrit për formacionin startues të Juves, ndërsa Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, janë të lënduar.


Shtuar 17.06.2020 07:32