Në nder të viktimave nga koronavirusi, nis me një minut heshtje sfida Juventus – Milan

Ashtu sic ishte paralajmëruar të gjitha ndeshjet në Itali do të nisin me një minut heshtje në nder të viktimava nga koronavirusi.

Gjysmëfinalja e Kupës së Italisë më Juvbentusit dhe Milanit është sfida e parë e cila nis me këtë ritual.

Kujtojmë që Italia ishte vendi më i prekur në Europë nga virusi famëkeq që shkaktoi mbi 34 mijë viktima.


Shtuar 12.06.2020 19:15