Në ditët e fundit të shtatzënisë, Jonida Vokishn e ka zënë “halli” me selfiet (FOTO LAJM)

Aktorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi po përjeton emocionet e ditëve të fundit të shtatzënisë. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë pritjes së ëmbël, nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.

Së fundmi moderatorja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa selfie duke treguar se mezi po pret të njohë vajzën e saj. Jonida shkruan se sa herë bën selfie mendon që është e fundit si grua shtatzënë, më pas do të jetë me të bijën në krahë.

“Sa herë bëj selfie, mendoj që është e fundit si shtatzënë dhe tjetra do të jetë me ty në krahë. Nuk po më durohet më të të njoh, vdiqa”, ka shkruar ajo krahas fotove.


Shtuar 12.06.2020 07:14