Të gjithë tashmë e dimë karakterin “shpërthyes” të këngëtares Big Mama e cila e ka nxjerrë në pah edhe së fundmi.
Shkak është bër nje foto e kënëgtares në të cilën nuk i duket njëra këmbë dh menjëherë fansat dhe disa media kanë ngritur akuza se Big Mama mund të ketë përdorur “Photoshop”.
“Ku e ke këmbën?”– shkruan një prej ndjekësve në koment. “Ka dalë sikur nuk e ka njërën këmbë”, vijon dikush tjetër.
“Shumë debila jeni o Zot, nuk e kuptoj. Këmbën e kam në karrige o debila dhe nuk duket nga fustani,”- shkroi ajo në njërin prej postimeve.
Më pas publikoi një foto tjetër ku dukej këmba e saj. Ajo u shpreh se nuk dukej për shkak të fustanit.
“Ja ku e kam këmbën. Por nga fustani nuk duket. Shyqyr Zotit nuk jam aq debile sa ju, që të zhduk këmbën me photoshop. Nuk e di pse merrem me ju që t’iu jap sqarime. Truri juaj aq kupton,”- u shpreh Big Mama.
