“Me një tjetër dashuri të madhe”, ditë e veçantë për Delinda Dishën dhe bashkëshortin (FOTO LAJM)

Sot është një ditë e veçantë në familjen e aktores Delinda Disha pasi bashkëshorti i saj, Eldo feston ditëlindjen.

Aktorja ka zgjedhur ta urojë bashkëshortin publikisht me një dedikim emocionues ku shprehet se dëshiron që Zoti t’i bekojë edhe me një tjetër fëmijë.

“Edhe 100 shpirti im, gjysma ime, Eldo ime. Gëzuar 31-vjetorin dashuri. Ndoshta ta kam thënë e stërthënë po çdo ditë e më shumë të dua, të besoj, të respektoj, të ndjej, të adhuroj, të kuptoj e kam nevojë për ty dhe për gjithçka tënden. Zoti na bekoftë së shpejti me një tjetër dashuri të madhe si e para dashuri, Desantinin. Zoti të bekoftë”, ka shkruar Delinda.


Shtuar 10.06.2020 14:07