Kjo foto që po shihni mendohet të jetë kryer disa çaste përpara se Florian Lamçe të vritej nga personi tjetër i dyshuar, Sokol Sanxhaktari.
Kjo foto është postuar nga viktima në facebook, ku dy personat shihen mjaft të afërt me njëri tjetrin, teksa ai shkruan “ky është shoku im i fëmijërisë Kol Sanxhaku.”
Florian Lamçe është një emër i njohur për policinë pasi ka qenë i skeduar për plagosje. Po ashtu i vëllai i Lamçes, Olti, ndodhet në burg duke vuajtur dënimin për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin.
Po ashtu Florian Lamçe dyshohet të jetë përdorur dhe si vrasës me pagesë nga grupet kriminale në qytetin e Elbasanit. Dyshimet e para të grupit të hetimit janë që ngjarja të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.