Manchester United dhe Chelsea kanë siguruar nga një vend në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fundit të Premierligës, duke kompletuar katërshen së bashku me Liverpool dhe Manchester City.
Këtë sukses këto dy skuadra e arritën falë fitoreve në ndeshjen e fundit, me Chelsean që mundi 2:0 Wolvesin, ndërsa Manchester United në udhëtim mposhti 0-2 Leicester Cityn.
Nga Premierliga kanë rënë Norwich, Bournemouth dhe Watford.
Fitore kanë shënuar edhe Arsenal, Liverpool dhe Manchester City.