Nënë për herë të parë, motra i zbulon gjininë e bebit Olta Gixharit (FOTO LAJM)

Aktorja e njohur, Olta Gixhari dhe partneri i saj pritet të bëhen prindër për herë të parë shumë shpejt. Megjithatë Olta e ka mbajtur të fshehtë gjininë e bebit.

Ka qenë motra e aktores, e cila nuk e ka ruajtur dot më sekretin dhe në një intervistë tek “Rudina” ka treguar se Olta do të bëhet nënë e një djali.

Kujtojmë se ajo ndodhet në muajin e 8-të të shtatzënisë dhe ka treguar se po e shijon në maksimum këtë periudhë.

Ajo jeton në Spanjë me partnerin e saj, prej momentit kur vendet u vendosën në karantinë.


Shtuar 23.07.2020 18:51