Çmenduri! Fansi i zjarrtë lë pa fjalë Kidën me gjestin e tij (FOTO LAJM)

Ç’nuk na kanë parë sytë të bëjnë fansat e zjarrtë për idhujt e tyre!

Madje, disa shkojnë deri në atë pikë sa gdhendin në lëkurë emrat e artistëve apo edhe më larg, tatuazhojnë portretet e tyre.

Diçka të tillë e ka bërë edhe një fans i çmendur i këngëtares më të ëmbël të showbiz-it, Kidës. Vetë artistja ndau me ndjekësit në InstaStory një foto ku tregon “çmendurinë” e fansit të saj.

Siç e shohim, djali ka bërë tatuazh në krah portretin e Kidës, ndërsa kjo e fundit është surprizuar nga ky gjest.

Nuk ka nevojë për fjalë!,- ka shkruar Kida mbi foto.


Shtuar 18.07.2020 06:18