Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së eurodeputetëve të publikuar nga PE për çështjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe integrimin.
Meta shkruan se falenderon partnerët europianë për “mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave” ndërsa thekson se kushti i parë është miratimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit.
“Sërish në shina”, shkruan presidenti, duke shtuar se nuk duhet të humbasim trenin e negociatave.
Në postimin e tij Meta shkruan:
Falenderoj partnerët tanë europianë për mbështetjen e fortë për çeljen e negociatave, ku kushti i parë është miratimi urgjent i Marrëveshjes së 5 Qershorit. “BACK ON TRACK” – S’mund të humbasim trenin e negociatave!