Barcelona është befasuar nga Osasuna në Camp Nou.
Katalanasit pësuan humbje 1:2, me miqtë që realizuan golin e fitore sa ishin me një lojtar më pak në fushë.
Jose (16′) realizoi për 0:1.
Duhej një ekzekutim perfekt nga gjuajtja e lirë që Barcelona të barazonte rezultatin me Messin (62′).
Nga minuta e 77′ Osasuna luajti me një lojtar më pak, por kur pritej që të shënonte Barca, miqtë dolën me pikë të plota kur R.Torres (90+2′) realizoi për 1:2.